Aguero dënohet me katër ndeshje moslojë, Fernandinjo me tre

Londër, 5 dhjetor 2016 (MIA) - Lojtari i Mançester Sitit, Serhio Kun Aguero është dënuar me katër ndeshje moslojë, ndërsa bashkëlojtari i tij Fernandinjo me tre, për shkak të përjashtimeve me të cilat u ndëshkuan në derbin e së shtunës të Premier Ligës ndërmjet Mançester Sitit dhe Çelsit.

Ekipi i tyre e humbi ndeshjen me rezultatin 3:1, ndërsa lojtarët i "humbën" nervat. Aguero me një start josportiv e lëndoi lojtarin kundërshtar David Luiz, e më pas erdhi deri te zënka ku Fernandinjo e shtyu mesfushorin e Çelsit, Cesk Fabregas.

Aguero nuk ka të drejtë loje në ndeshjet kundër Lester, Uatford Arsenall dhe Hal Siti, ndërkaq do të kthehet për derbin me Liverpullin më 31 dhjetor. Fernandinjo do të ketë të drejtë loje në ndeshjen me ekipin e Hal Sitit.

Për Agueron, i cili në 12 ndeshje në Premier Ligë ka shënuar 10 gola, ky është suspendimi i dytë këtë sezon, pasi që paraprakisht ishte i dënuar për shkak të goditjes së lojtarit të Uest Hemit, Uinston Rid.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail