Taulant Xhaka në listën e më të mirëve të Zvicrës

Shkup, 15 janar 2017 (MIA) - Futbollisti kosovar që luan me kombëtaren kuqezi është mes atyre që janë nominuar për ekipin më të mirë të vitit në Superligën e Zvicrës.
Më 30 janar do të mbahet mbrëmja gala e e futbollit zviceran „SFL Avvard Night„, ku do të ketë si protagonistë shumë futbollistë shqiptarë të përzgjedhur mes kandidatëve për t'u bërë pjesë e "Skuadrës së vitit" si në Superligë, ashtu edhe në kategorinë e dytë. Ata kanë shkëlqyer në edicionin e kaluar dhe sigurisht që pritet të kenë orët e tyre të famës edhe në mbrëmjen e veçantë të futbollit zviceran.
Në formacionin ideal të këtij edicioni për Superligën e Zvicrës, mes emrave që mund të përzgjidhen, është edhe ai i Taulant Xhakës, gjithnjë e më shumë lider te Bazeli, skuadër që po dominon kampionatin. Përkrah tij është edhe shqiptari që luan për Maqedoninë, Ezgjan Alioski i Luganos.
Në Challenge League nuk mund të mungonin emrat e dy futbollistëve shqiptarë të Cyrihut, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku, edhe pse ky i fundit tashmë ka kaluar në Superligë, në radhët e Luganos dhe do të vazhdojë atje pjesën e mbetur të sezonit.
Në listën e sulmuesve në këtë kategori gjendet edhe emri i kosovarit 20-vjeçar të Schaffhausen, Shkëlqim Demhasaj, i cili është një nga zbulimet e sezonit në Zvicër, ku në 18 ndeshje ka shënuar 8 gola.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail