Inter pas lojës shtesë u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Italisë

Milano, 18 janar 2017 (MIA) - Mesfushori Antonio Candreva, i futur në lojën në pjesën e dytë duke zëvendësuar Gabriel në të 71’, është kthyer në heroin e mbrëmjes për zikaltrit duke shënuar golin e kualifikimit përballë Bolonjës.
Interi kalon me vështirësi Bolonjën duke u kualifikuar për në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Në "San Siro", pasi u luajt edhe koha shtesë, ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2 në favor të zikaltërve.
Këta të fundit qenë të parët që kaluan në avantazh në të 33’ me anë të një supergoli të Murillo dhe gjejnë avantazhin e dyfishtë 6 minuta më pas me anë të Palacio.
Por lojtarët e drejtuar nga Roberto Donadoni nuk dorëzohen lehtë, fillimisht Xhemajli në të 43’ ngushton diferencat, e më pas Donsah barazon shifrat në 2-2 në të 73’.
Por ai që vendosi gjithçka, ishte goli i Candreva 8 minuta pas fillimit të pjesë së parë shtesë.
Çiftet e tjera çerekfinalistë janë:
Lacio - Xhenova
Sasuolo-Çezena dhe
Romë-Sampdoria.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail