Marej eliminohet në një të tetën e finales së Australia Open

Melburn, 22 janar 2017 (MIA) - Tenisti më i mirë botëror Endi Marej ka pësuar një disfatë shokuese në kompeticionin e parë të rëndësishëm të vitit, siç është “Grand Slam”-i i “Australian Open”.
Edhe pse shpresonte të fitonte të parin titull australian, Endi Marej u mposht nga tenisti gjerman i renditur në vendin e 50-të, Misha Zverev, në raundin e katërt të kësaj veprimtarie, me setet që përfunduan 7-5, 5-7, 6-2 dhe 6-4.
Ky është edhe eliminimi më i hershëm për britanikun në Melburn, që prej vitit 2009, si dhe humbja ndaj rivalit më të dobët ndonjëherë në një “Grand Slam”, që prej “Australian Open” të vitit 2006. Zverev, nga ana tjetër, do të përballet me fituesin e çiftit Roxher Federer-Nishikori në çerekfinalet e turneut.
"Ishte disi lehtësuese të qëndroje agresiv, por ishte edhe më e vështirë të ruaje qetësinë", tha gjermani, i cili fitoi në 3 orë e 33 minuta takimin.
Dhe duke qenë se ky edicion australian konsiderohet si ai i surprizave, pas Gjokoviqit dhe Marejit largohet edhe Andreas Sepi, që mposhtet nga Stan Vavrinka në 3 sete, që të treja me rezultatin 7-6.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail