Londër, 23 janar 2017 (MIA) - Chelsea në ndeshjen e fundit të xhiros së 22 ka fituar në Stamford Bridge ndaj Hull Cityt me rezultat 2:0.
Skuadra e Antonio Contes ka vazhduar me fitore në Ligën Premier edhe në ndeshjen ndaj Hull Cityt, duke e mposhtur me nga një gol në secilën pjesë.
Goli i parë u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë nga Diego Costa, i cili ishte i saktë pas asistimit të Victor Moses dhe me rezultatin 1:0 skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.
Edhe pjesa e dytë u takoi Bluve, të cilët rrezikuan shumë herë portën e mysafirëve, por vetëm një herë gjetën rrjetin.
Ishte mbrojtësi Gary Cahill që shënoi në minutën e 81-të me kokë pas asistimit të inkuadruarit në pjesën e dytë, Cesc Fabregas, dhe me rezultat 2:0 përfundoi ndeshja.
Pas kësaj fitore, Chelsea e rriti diferencën ndaj ndjekësve, pasi është lider me 55 pikë apo tetë pikë më shumë se Arsenali në vend të dytë, ndërsa Hull City renditet në vendin e 19-të me 16 pikë.