Barcelona fitoi me penallti në minutën e fundit

Barcelonë, 20 shkurt 2017 (MIA) - Barcelona iu afrua në vetëm 1 pikë diferencë Realit të Madridit kryesues, por për avancimin e katalanasve tifozët e pranishëm në stadiumin Kamp Nou, vuajtën deri në fund.
Formacioni katalanas që kishte përballë një skuadër modeste si Leganes e mbajti të pasigurt rezultatin deri në finalen e 90 minutëshit, kur vetëm një penallti i dha suksesin ndaj miqve që luftojnë për mbijetesën.
Lionel Mesi i dha epërsinë e hershme vendasve dhe kjo u duk se do të ishte nisja e një goleade për pretendentët. Por në pjesën e dytë Lopez barazoi rezultatin për Leganes.
Çfarë pasoi në Kamp Nou ishte ofensiva e skuadrës blaugrana deri në minutën e 89, kur braziliani Nejmar fitoi një penallti e cila u konvertua në gol nga argjentinasi Mesi.
Rezultatet nga xhiroja e 23-të
Deportivo - Alaves 2: 0
Real Madrid - Espanjol 2: 0
Sevilia - Eibar 2: 0
Hihon - Atletico Madrid 1: 4
Granada - Betis 4: 1
Real Sociedad - Villarreal 0: 1
Valencia - Athletic Bilbao 2: 0
Celta - Osasuna 3: 0
Barcelona - Leganes 2: 1.
Xhiroja do të kompletohet sonte me ndeshjen Malaga-Las Palmas.
Tabela: Real Madrid 52 pikë, Barcelona 51, Sevilia 49, Atletico Madrid 45 41 Real Sociedad, Villarreal 39 Eibar 35 Atletico Bilbao 35,...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail