Arsenal ka shënuar fitore, e cila i siguroi një vend në çerekfinale të FA Cup. Londinezët kanë triumfuar si mysafirë i Sutton Unitedit me rezultat 2-0.
Momenti më qesharak i kësaj përballje, ishte portieri "trashaluq" i Sutton, portieri Wayne Shaw, i cili nuk mundi të durojë pas minutës së 82 të takimit.
Ai u pa duke ngrënë në bankinë, duke mos pasur mendjen edhe shumë të ndeshja, ku skuadra po mposhtej.
Gjithashtu gjatë minutës së 16-të loja mes Sutton dhe Arsenal është ndërprerë për disa momente.
E gjithë kjo pasi një tifoz i skuadrës vendase është futur në fushë. Ai madje iu ofrua afër edhe lojtarit të Arsenalit, Mohamed Elneny, por që u tregua indiferent.
Kujtojmë se Sutton United është pjesë e Nacional League që është niveli i pestë i kampionatit në Angli.