Rezervistët për fitore të Juventusit, Vardi për shpresë të Lesterit

Torino, 23 shkurt 2017 (MIA) - Ekipi i Juventusit fitoi si mysafir kundër Portos me rezultatin 2:0, ndërsa Sevilja festoi kundër Lester Sitit me rezultatin 2:1 në dy ndeshjet e fundit të 1/8 së finales në Ligën e kampionëve.
"Zonja e vjetër" gjatë kohë u mundua në "Dragao", edhe pse prej minutës së 27-të ka pasur një lojtar më tepër, pasi Aleks Teljes u ndëshkua me dy kartona të verdhë në kohë prej 120 sekondave, por në fund megjithatë arriti të shënojë fitore të sigurtë para ndeshjes kthyese, falë lojtarëve rezervistë që hynë në lojë.
Së pari Marko Pjaca shënoi në minutën e 72-të, ndërsa vetëm dy minita më vonë Dani Alves shënoi për rezultatin përfundimtar.
Në ndeshjen tjetër, "Dhelpërat" e Klaudio Ranierit, edhe krahas disfatës me rezultatin 2:1, mund të jenë më të kënaqur se fudbollistët e Seviljës. Kampioni aglez ishte tërësisht i parrezikshëm gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, por në fund arriti rezultat, që i jep gjasa të mira për plasman në të katërtën e finales në këtë kompetecion.
Pablo Sarabia shënoi për 1:1 në minutën e 25, pasi 10 minuta më herët Kore nuk ishte preciz nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë Kore arriti ta përmirësojë gabimin nga pjesa e parë dhe e dyfishoi epërsinë për spanjollët, por në aksionin e tyre të parë, Lester arriti të shënojë me anë të Xhejmi Vardit dhe kështu t'i mbajë shpresat në ndeshjen kthyese.
Ndeshjet e luajtura të martën na sollën spektakle të vërteta, pasi Mançester Siti në një ndeshje spektakolare e mundi Monakon me rezultatin 5:3,. ndërsa Atletiko Madrid festoi si mysafir kundër Baer Leverkuzen me rezultatin 4:2.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail