Sot luhet derbi i madh, Vardari e pret Shkëndijën

Shkup, 26 shkurt 2017 (MIA) - Raundi i dytë pranveror nga kampionati vendor i futbollit të Maqedonisë e mban derbin e madh midis Vardarit dhe Shkëndijës, ekipe të cilat janë pretendentët më seriozë për trofeun e kampionit edhe për këtë vit.
Ky meç është nga rreziku i lartë dhe për këto arsye përfaqësuesit e dy klubeve së bashku me MPB-në dhe FFM-në sollën vendim se në ndeshje nuk do të ketë tifozë të ekipit nga Tetova. Prandaj biletat hyrëse do të shiten vetëm me identifikimin e letërnjoftimit edhe atë në vendin e shitjes së biletave në tribinën veriore e cila do të punojë deri në orën 13:45.
Dueli nga xhiroja e 20-të do të luhet në Shkup në arenën kombëtare "Telekom Arena" me fillim në orën 14:00, ndërsa do të gjykojë Aleksandar Stavrev.
Përveç kësaj ndeshje, pasdite do të luajnë edhe ndeshjet: Renova-Maqedonia GJP, Shkupi - Rabotniçki dhe Sileks - Pobeda.
Tabela: Vardari 44 pikë, Shkëndija 40, Pelisteri 33, Rabotniçki 31, Renova 26, Sileksi 24, Pobeda 16, Shkupi 16, Maqedonia GJP 15, Bregallnica 11.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail