Spaseski në Berlin në takimin e tretë të Këshillit drejtues të RIKO

Shkup, 21 mars 2017 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Marjan Spaseski dhe përfaqësuesja rinore nga Republika e Maqedonisë në zyren rajonale për bashkëpunim rinor të vendeve nga Ballkani Perëndimor, Bojana Naumovska gjatë disa ditëve në vijim do të marrin pjesë në takimin e tretë të Këshillit drejtues të RIKO-sm në Berlin.
Në takim, siç informoi Agjencia për të rinj dhe sport, do të konfirmohet zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm të RIKO-s, që ndodhi në takimin e dytë të këshillit drejtues që u mbajt më 27 janar këtë vit në Tiranë.
Anëtarët e organit më të lartë të RIKO-s do tëp diskutojnë edhe për procedurën dhe konkursin publik për zgjedhje të zëvendës sekretarit të përgjithshëm dhe anëtarë të administratës, përkatësisht Sekretariatit të zyres rajonale me seli në Tiranë.
Takimi në Berlin, siç theksohet në kumtesën e ARS-së, është mundësi e shkëlqyeshme për t'i dhënë nxitje shtesë iniciativës, ndërsa përfaqësuesit qeveritarë dhe joqeveritarë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, siç është paralajmëruar, do të kenë disa takime me përfaqësues qeveritar dhe anëtarë të Bundestagut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail