Vettel fitues në Australi

Melburn, 26 mars 2017 (MIA) - Një fitore e madhe, një fitore e merituar dhe një rikthim i Vettelit e Ferrarit në majën e podiumit të një Çmimi të Madh të Formulës 1, e këtë e kanë bërë që në garën e parë të Australisë në Melburn.
Gjermani 4 herë kampion i botës i “kokëkuqes” ka mposhtur skuderinë gjermane të Mercedesit dhe pilotët Hamilton e Bottas, respektivisht i dyti dhe i treti, falë shpejtësisë dhe strategjisë. Raikkonen, shoku i skuadrës te Ferrari ka përfunduar vetëm i katërti, përpara Max Verstappenit.
Një sukses i Vettelit që rikthen Ferrarin te fitorja pas më shumë se një viti e gjysmë mungesë, e që shkëndijën e parë e dha pikërisht në momentin kur Hamilton vendosi të kryente “pit stop”-in e parë, kohë kur nga skuderia iu tha gjermanit të vijonte edhe disa xhiro me gomat super të buta, në mënyrë që të përfitonte falë strategjisë në momentin që do të dilte nga ndalesa e tij e parë, transmeton TCH.
Pas një viti 2016 për t’u harruar, Ferrari arrin më në fund që të zbresë nga froni një skuadër që kishte monopolizuar jo vetëm titullin, por dy vendet më të larta të podiumeve në shumicën e garave. Një fitore grinte dhe taktike kjo e Sebastian, i cili duket se po i lëshon sfidën kampionëve të botës Mercedes, që në fakt këtë vit si rrallëherë janë pa kampionin e tyre në pistë, me Rosberg tashmë të tërhequr nga F1.
Gara e radhës së Formulës 1 do të jetë pas dy javësh, me Çmimin e Madh të Kinës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail