FIFA e suspendoi Lionel Messin me katër ndeshje kualifikuese

Buenos Ajres, 28 mars 2017 (MIA) - Sulmuesi argjentinas Lionel Messi është pezulluar për katër ndeshje kualifikuese të Kampionatit Botëror me Argjentinën, për shkak të reagimit të tij ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen kundër Kilit.
Superylli i Barcelonës mësoi për vendimin vetëm gjashtë orë para ndeshjes së rëndësishëm të kombëtares së tij kundër Bolivisë në La Paz.
Argjentinasi njëherësh është gjobitur edhe me 10.000 franka zvicerane.
Sipas mediave, Messi e kishte sharë gjyqtarin anësor në ndeshjen që kombëtarja e tij e fitoi me rezultat 1:0.
Në të njëjtën ndeshje, ai e kishte shënuar penalltinë vendimtare, që ia siguroi tri pikët Argjentinës, për të ringjallur shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Mungesa e Messit në kombëtare është padyshim një goditje e rëndë për shanset e skuadrës së tij për pjesëmarrje në Rusi.
Në bazë të këtij vendimi, superylli argjentinas do të mungojë ndaj Bolivisë, Uruguait, Paraguait dhe Venezuelës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail