Shqipëria humb 1-2 përballë Bosnjës

Tiranë, 28 mars 2017 (MIA) - Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht me rezultatin 1-2 në miqësoren e luajtur dje ndaj përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës, në stadiumin "Elbasan Arena".
Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri De Biasi zbriti me disa ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Italisë në Palermo, por lojtarët shqiptarë në këtë 90-minutësh treguan shumë pak grintë dhe u zgjuan vonë përballë boshnjakëve, transmeton ATSH.
Barazpesha zgjati vetëm 7 minuta, teksa një gabim në prapavijë nga Frederik Veseli e ndëshkoi Shqipërinë me një penallti, e cila u konvertua në gol nga sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko.
Kuqezinjtë kërkuan të reagojnë, por aksionet në portën e Begoviç u limituan në tentativat aspak efektive të Hykës dhe Balajt.
Pak para pushimit mesfushori i Lacios, Senad Luliç dyfishoi rezultatin.
Në pjesën e dytë ishte sulmuesi shkodran Bekim Balaj që tundi rrjetën me kokë pas një krosimi të Hykës.
Pas këtij goli Kombëtarja shqiptare sulmoi më tepër, por nuk mundi të evitojë dot humbjen e Shqipërisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail