Shpërthim pranë autobusit të futbollistëve të Borusia Dortmund

Berlin, 11 prill 2017 (MIA) - Një futbollist i Borusia Dortmundit është lënduar sonte gjatë një shpërthimi që ka ndodhur në afërsi të autobusit të këtij klubi futbollistik gjerman, i cili ishte nisur drejt stadiumit "Vestfalen" ku ekipi duhet të luaj ndeshjen e çerekfinales në Ligën e kampionëve të futbollit kundër klubit francez Monako.
Në rrjetin social Tuiter, klubi e konfirmoi incidentin, duke shtuar se gjatë shpërthimit është lënduar lojtari Mark Bartra, i cili është transferuar në spital.
"Autobusi ynë u ballafaqua me incident gjatë nisjes drejt stadiumit. Një person është lënduar. Vijojnë më shumë informacione", thuhet në publikimin e klubit.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, incidenti ka ndodhur 10 kilometra nga stadiumi në Dortmund. Sipas klubit mjeti ka shpërther në afërsi të pjesës së përparme të autobusit.
Informacione të pakonfirmuara të mediave lokale thonë se Bartra nuk është në gjendje kritike dhe se fillimi i lojës është shtyrë, por nuk ka konfirmim për anulimin e lojës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail