Xhon Teri në fund te sezonit largohet nga Çellsi

Londër, 18 prill 2017 (MIA) - Klubi anglez, Çellsi ka konfirmuar se kapiteni i klubit, Xhon Teri do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Anglezi 36-vjeçar bëri paraqitjen e tij të parë për Çellsin në vitin 1998, duke ardhur përmes radhëve të të rinjve të klubit, dhe ka bërë gjithsejt 713 paraqitje për "Blutë".
Teri gjatë 19 viteve të tij me ekipin e parë të Çellsit ka fituar Ligën e Kampionëve, katër tituj të Ligës Premier, Ligën e Evropës, pesë Kupa FA dhe tre Kupa të Ligës, përcjell Telegrafi.
"Pas 22 vitesh, ka shumë për të thënë dhe kaq shumë njerëz për t’i falënderuar në këtë klub të madh të futbollit", ka thënë fillimisht Teri në një deklaratë zyrtare.
Ai shtoi se do të vendos për të ardhmen në kohën e duhur, por tani për tani është i angazhuar për të ndihmuar ekipin të arrijë sukses këtë sezon.
"Në fund, fjalët nuk mund ta përshkruajnë dashurinë që kam për klubin tonë të futbollit dhe tifozët tanë të mahnitshëm. Faleminderit shumë për çdo gjë", ka përfunduar kapiteni legjendar i Bluve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail