Real dhe Atletiko siguruan plasman në gjysmënfinalen e Ligës së kampionëve

Dy ekipet nga Madridi, Real dhe Atletiko të parët siguruan plasman në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve, pasi që mbrëmë në ndeshjet kthyese të çerekfinales ishin më të suksesshëm se rivalët Bajern, përkatësisht Lester.
Kampioni evropian Real Madrid madje pas vazhdimit e eliminoi Bajern Munihun, pasi në 90 minutat e rregullta rezultati ishte 2:1 për kampionin gjerman, me çka e barazoi rezultatin e përgjithshëm (3:3). Në vazhdim Reali shënoi tre gola për fitore 4:2 apo rezultat të përgjithshëm 6:3.
Golat për Real Madridin i shënuan: Kristiano Ronaldo në minutën 76, 105 dhe 110 dhe Marko Asensio në minutën e 112-të. Shënues për Bajernin ishin Robert Levandovski në minutën 53 (penalti) dhe autogoli i Serhio Ramosit në minutën 78. Bajerni ndeshjen e përfundoi me 10 lojtarë pasi që në minutën 84 ishte përjashtuar Arturo Vidal.
Kampioni anglez Lester nuk arriti ta eliminojë Atletiko Madridin pas rezultatit 1:1 në revansh. Ekipi spanjoll me rezultat të përgjithshëm 2:1 u plasua në gjysmëfinale.
Mysafirët erdhën në epërsi me golin e Saul Niguez në minutën 26, ndërkaq barazoi Xhejmi Vardi në minutën e 61-të.
Sonte luhen ndeshjet kthyese: Barcelona - Juventus (0:3 ndeshja e parë) dhe Monako - Borusia Dortmund (3:2).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail