Junajted dhe Ajaks pas vazhdimeve, Lion pas penaltive në gjysmëfinale në LE

Mançester, 21 prill 2017 (MIA) - Ndeshje tejet interesante dhe dramatike janë luajtur mbrëmë në revanshet në fazën e çerekfinales në Ligën e Evropës, pas të cilave në gjysmëfinale u plasuan Mançester Junajted, Olimpik Lion, Ajaks dhe Selta.
Vetëm Seltës i duheshin 90 minuta në ndeshjen kthyese me Genkun që të plasohet në gjysmëfinale, ndërsa në tre ndeshjet tjera u luajtën vazhdime, e një prej tyre u vendos pas gjuajtjes së penaltive.
Mançester Junajted me golin e Markus Rashford e eliminoi Anderlehtin. Ajaks edhe pse ishte në pozitë jo të lakmueshme pas avantazhit të Shalkes me rezultatin 3:0, deri në fund shënoi dy gola, ndërsa Lion madje mas penaltive në serinë e tetë e eliminoi Beshiktashin, pasi pas 120 minutave rezultati ishte 2:1, njëjtë sikurse edhe në Francë. Selta luajti baraz në Belgjikë dhe e ruajti përparësinë nga ndeshja e parë.
Rezultate:
Mançester Junajted - Anderleht 2:1 pas vazhdimeve (1:1 ndeshja e parë)
Shalke 04 - Ajaks 3:2 pas vazhdimeve (0:2 ndeshja e parë)
Genk - Selta 1:1 (2:3 ndeshja e parë)
Beshiktash - Olimpik Lion 6:7 pas penaltive (1:2 ndeshja e parë).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail