Chelsea finalist i parë në FA Cup

Londër, 23 prill 2017 (MIA) - Chelsea është finalist i parë në FA Cup, pasi mbrëmë në ndeshjen gjysmfinale e mposhti Tottenhamin në Wembley me rezultatin 4:2.
Blutë e Londrës ishin më të mirë edhe pse takimin e filluar në mungesë të disa lojtarëve më të mirë.
Goli i parë në këtë takim erdhi nga Willian në minutën 5-të prej gjuajtes së lirë, po rezultati u barazua nga Harry Kane në minutën e 18-të.
Willian shënoi edhe një herë në minutën e 43-të nga penaltia dhe me rezultatin 2:1 skuadrat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë filloi me golin e Delle Alli (52’), pas çka menaxheri i Chelseat Antonio Conte në minutën e 61-të inkuadroi në fushë dyshen Eden Hazard dhe Diego Costa.
Belgu në minutën e 75-të shënoi dhe pesë minuta më vonë asistoi te goli i Nemanja Matiqit.
Kundërshtari i Chelseat do të jetë fituesi nga takimi i sotëm mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail