Manchester United dhe Ajax finalistë në Europa League

Mançester, 12 maj 2017 (MIA) - Asnjë surprizë nuk pati në gjysmëfinalet e kthimit, në Europa League dhe në finale do të përballen holandezët e Ajax dhe Manchester United.
"Djajtë e kuq" barazuan 1-1, në ndeshjen e zhvilluar në "Old Trafford", ndaj Celta Vigos, por u kualifikuan falë fitores me rezultatin minimal 0-1, të arritur në Spanjë, transmeton TCH.
Fellaini shënoi për ekipin e Mourinhos, ndërsa Roncaglia barazoi për spanjollët, në minutën e 84, por pa arritur të gjejnë golin e që do të bënte surprizën e mbrëmjes.
Në takimin tjetër, të luajtur në Francë, Lioni mposhti 3-1 Ajaxin, por u eliminua për shkak të humbjes së thellë 4-1, të rregjistruar në Hollandë.
Finalja e Europa League do të zhvillohet më 22 maj, në Stockholm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail