Rabotniçki dhe Vardari e luajnë derbin e xhiros së 33-të nga Liga e Parë

Shkup, 14 maj 2017 (MIA) - Futbollistët e ligës së parë sot pasdite do të luajnë katër ndeshje nga xhiroja e 33-të, ndërsa derbin e xhiros në Arenën Kombëtare "Filipi i Dyti" do ta luajnë Rabotniçki dhe Vardari. Për nikoqirin ndeshja ka rëndësi të madhe sepse me tre pikë eventuale do të jetë afër plasimit në kupat evropiane, ndërkaq kampioni Vardar dëshiron ta vazhdojë serinë e rezultateve të mira.
Në Tetovë Renova e pret Sileksin, ndërsa ky është duel i dy ekipeve të cilët kanë mundësi teorike për qasje në eurokupat. E plasuara e fundit Makedonia GJP e pret Shkëndijën, ndërsa në derbin në fund të tabelës Bregalnica është nikoqire e Pobedës.
Fillimi i ndeshjeve është në orën 16:30.
Në ndeshjen e luajtur mbrëmë në Manastir, Pelisteri e fitoi Shkupin me 1:0.
Tabela: Vardari 75 pikë, Shkëndia 62, Rabotniçki 52, Pelsiteri 51, Renova 45, Sileksi 42, Shkupi 33, Pobeda 32, Bregallnica 21, Makedonia GJP 19.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail