Arsenali në garë me Liverpulin dhe Mançester Sitin për vend në Ligën e kampionëve

Londër, 20 maj 2017 (MIA) - Xhiroja e fundit e 38-të në kampionatin anglez të Futbollit do ta zgjidhë edhe dilemën e fundit, cilët dy ekipe do t'u bashkangjiten Çellsit dhe Totenhemit në Ligën e kampionëve sezonin e ardhshëm.
Në situatë më të volitshme është ekipi i Mançester Sitit, i cili është i plasuari i tretë me dy pikë më shumë se Liverpuli, përkatësisht tre nga Arsenali.
"Qytetarët" e kanë rolin favorit në terren mysafir tek Vatford, ndërsa përparësi në terren vendor do të ketë Liverpuli kundër tashmë ekipit të "shlyer" Midëllsboro, përderisa Arsenali kundërshtar do ta ketë përbërjen "e pakëndshme" të Evertonit", i cili tashmë siguroi pjesëmarrje në Ligën e Evropës.
Dyshet për xhiron e fundit të 38-të në Premier Ligë:
Svonsi - VBA
Sauthhempton - Stouk
Mançester Junajted - Kristall Pallas
Liverpul - Midëllsborou
Hall - Totenhem
Çellsi - Sanderllend
Barnlli - Uest Hem
Arsenal - Everton
Vatford - Mançester Siti
Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 16.
Tabela: Çellsi 90 pikë, Totenhem 83, mançester Siri 75, Liverpul 73, Arsenal 72, mançester Junajted 65, Everton 61,... Hall 34, Midëllsboro 28 dhe Sanderlend 24.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail