Golden Stejt një hap drejt finales së madhe në ligën NBA

San Antonio, 21 maj 2017 (MIA) - Basketbollistët e Golden Stejt janë një hap larg plasmanit në finalen e madhe të Ligës NBA.
"Ushtarët" mbrëmë e realizuan edhe fitoren e tretë në ndeshjen kundër San Antonios dhe atë në terren mysafir duke i mposhtur "patkonjtë" me rezultat 120:108, me çka Golden Stejt doli në epërsi me 3-0 në pikë në finalen e Konferencës perëndimore.
Kevin Djurant me efektin dabëll-dabëll prej 33 pikëve dhe 10 kërcimeve si dhe Stef Kari i cili takimin e përfundoi me 21 pikë të shënuara ishin më meritorët për këtë fitore të Golden Stejt. tek nikoqirët më efikasi ishte veterani Manu Xhinobili me 21 pikë.
"meç topin" e parë për palsman në finalen e madhe Golden Stejt do ta ketë të martën në mëngjes në terrenin e kundërshtarit.
Sonte (02:30) pas mesnate, Klivlend dhe Boston do ta luajnë ndeshjen e tretë në finalen e Lindjes, në të cilën kampioni aktual, Klivlend, do të hyjë me epërsi prej 2-0 pikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail