Klivlend një hap drejt finales në Ligën NBA

Klivlend, 24 maj 2017 (MIA) - Kampionin aktual në Ligën NBA, Klivlend, e ndan vetëm një fitore nga plasmani në finalen e madhe. "Kavlierët" mbrëmë në ndeshjen numër 3 nga seria finale në Konferencën lindore e mposhtën Bostonin me rezultat 112:99 dhe dolën në epërsi me 3-1 në fitore.
Boston e hapi mirë ndeshjen dhe pas minutave në fillim e ndërmori epërsinë e cila në momente ishte edhe dyshifrore dhe e ruajti deri në fillim të gjysmës së dytë të lojës. Atëherë nikoqirët ndërruan kahjen e lojës dhe periudhën e tretë e përfunduan me plus 7, mjaftueshëm për çerekun e fundit rutionor dhe triumf të sigurtë.
Kajri Irving me 42 pikë dhe Lebron Xhejms me 34 pikë ishin më efikasët në ekipin fitues ku u dallua edhe Kevin llav me efekt dabëll-dabëll 17 pikë dhe 17 kërcime.
Tek Bostoni më efikas ishte Ejvori Bredlli me 19 pikë.
Seria finale zhvendoset në Boston me duelin e pestë të caktuar për natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes.
Nga Konferenca perëndimore vend në finale tashmë siguroi Golden Stejt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail