Prokuroria spanjolle akuzon Mourinhon për shmangie nga tatimi

Madrid, 20 qershor 2017 (MIA) - Prokuroria spanjolle shtetërore kumtoi se sot është ngritur akuzë kundër menaxherit të Manchester United, Jose Mourinho, për shmangie nga tatimi gjatë kohës sa ka qenë menaxher i Real Madridit.
Akuza e ngritur ndaj Mourinhos, sipas El Pais, përfshinë një shumë prej 3,3 milionë eurosh të cilën portugezi besohet se nuk ua ka paguar autoriteteve spanjolle.
Një numër i madh i yjeve të futbollit janë akuzuar për shmangie nga tatimi, me Cristiano Ronaldon që po ashtu është akuzuar për të njëjtën gjë së fundmi.
Ronaldo ka mohuar faktin se i është shmangur tatimit prej 13 milionë funtesh nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe se klubi ka lëshuar një komunikatë, ku thuhet se ka besim të plotë në Ronaldon.
Mourinho kaloi tri sezone në krye të Realit para rikthimit në Angli te Chelsea.
Proces gjyqësor për mashtrim tatimor po udhëhiqet edhe kundër brazilianit në Barselonë, Neymar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail