U ndanë çmimet për më të mirët në Ligën NBA

Nju-Jork, 27 qershor 2017 (MIA) - Në konkurrencë të Xhejms harden nga Hjuston dhe Kavai Lenard nga San Antonio, basketbollisti i Okllahoma Rasell Uestbruk e fitoi çmimin për lojtarin më të mirë - MVP që iu nda në solemnitetin e mbrëmshëm në Nju-Jork.
Uestbruk sezonin 2016/2017 e përfundoi me pikë mesatare 31.6, 10.6 kërcime dhe 10.4 asistime për ndeshje.
Mirënjohjen për lojtar më të mirë mbrojtës e mori Drejmond nga Golden Stejt. Ai i fitoi Kavai Lenard dhe Rudi Gober.
Malkom Brodon nga Milluoki e fitoi çmimin për debituesin më të mirë (Ruki) të vitit.
Kryesuesi i Hjustonit, Majk D'Antoni u shpall trajneri më i mirë i vitit.
Çmimin për lojtarin e gjashtë më të mirë e fitoi Erik Gordon gjithashtu nga Hjuston, përderisa Janis Adetokumbo u shpall basketbollisti që ka përparuar më së shumti.
Çmimin special për vepër jetësore e fitoi legjendari Bill Rasell.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail