Saul e dërgoi Spanjën në finale të EURO 2017

Krakov, 28 qerhsor 2017 (MIA) - Reprezentacioni i Spanjës është finalisti i dytë i Kampionatit evropian për futbollistë deri në moshln 21 vjeç, pasi që mbrëmë në Krakov, në gjysmëfinalen e dytë e mposhti Italinë me rezultat 3:1.
Hero i triumfit të spanjollëve ishte Saul Nigez me "het-trik" (minutat 53, 65 dhe 74). Goli i vetëm për Italinë është vepër e Bernadeskit në minutën 62, me barazim të rezultatit në atë moment.
NË KE 2017 që u mbajt në Poloni, para Saul, tre gola në një ndeshje shënoi edhe Marko Asensio dhe atë në ndeshjen me Maqedoninë në xhiron e parë të fazës grupore.
Njëherit, futbollisti i Atletiko madridit është i treti në historinë e reprezentacionit spanjoll me "het-trik" në një KE për futbollistë të rinj. Para katër viteve një arritje të tillë e pati edhe Tijago.
Kundërshtare e Spanjës në finale do të jetë seleksioni i Gjermanisë, që në gjysmëfinale pas ekzekutimit më të mirë të penalltive e eliminoi Anglinë.
Ndeshja finale është caktuar për të premten (30 qershor) në Krakov me fillim në orën 20:45.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail