EURO U-21: Gjermania e fitoi titullin e kampionit

Krakov, 1 korrik 2017 (MIA) - Gjermania është kampione e re evropiane për grupmoshat deri në 21 vjeçarë.
Gjermanët në finale kanë triumfuar kundër Spanjës me rezultat minimal 1:0.
Megjithëse spanjollët e dominuan takimin me mbajtje të topit, kjo nuk i shërbeu pasi që “pancerat” kanë pasur më shumë raste për gola.
E një prej shumë mundësive, gjermanët e konkretizuan me gol pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, transmeton Telegrafi.
Mesfushori me tipare sulmuese Mitchell Weiser mori një pasim të saktë brenda zonës së rreptësisë Jeremy Toljan dhe kaloi gjermanët në epërsi.
Në pjesën e dytë spanjollët u munduan të gjenin rrugën e golit, por të besuarit Stefan Kuntz u treguan më konkretë dhe triumfuan.
Theksojmë se Saul Niguez (‘59) dhe Daniel Ceballos (‘72) patin rastet më të mira për “Furinë e Kuqe”, por nuk u treguan të saktë para portierit Pollersbeck.
Deri në fund të takimit më nuk pati raste që vlen të veçohet dhe kështu, Gjermania shpallet kampion për grupmoshat e reja deri në 21 vjeçarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail