John Terry do të transferohet në Aston Villa

Londër, 2 korrik 2017 (MIA) - John Terry do ta vazhdojë karrierën te Aston Villa, transmetojnë mediat britanike.
Siç njoftoi ESPN, kapiteni i deritanishëm i Chelseat, pritet këto ditë edhe zyrtarisht të nënshkruajë me Aston Villan.
Pasi 36-vjeçari Terry pas 22 viteve të kaluara në Stamford Bridge, u largua nga Chelsea, shumë klube treguan interes për ish kapitenin e Anglisë.
Edhe pse në fillim paralajmërohej edhe pensionimi i tij nga fudbolli profesionist, por edhe transferi i tij në MSL ligën amerikane, megjithatë Terry vendosi të mbetet në Angli.
Shkakun për të cilin Terry vendosi të luajë në Aston Villa, legjenda e Chelseat e elaboroi me fakltin se ekipi nga Birminghami nuk do të garojë në Premier Ligë dhe kështu nuk do të luajë kundër ekipit ku e kaloi pothuaj tërë karrierën dhe u afirmua si fudbollist.
Me këtë hap Terry konfirmoi se sa do të thonë për të ekipi i Chelseat dhe fansat e tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail