Rudiger javën tjetër zyrtarisht te Chelsea

Londër, 2 korrik 2017 (MIA) - Fudbollisti i kombëtares së Gjermanisë dhe ekipit të Romës, Antonio Rudiger pritet të martën ose të mërkurën të udhëtojë në Londër për testet mjekësore te Chelsea, pasi thuhet se Roma ka ranë dakord për një marrëveshje prej 33 milionë euro plus bonuset prej pesë milionësh.
Sipas Sky Sport Italia, Roma tashmë kanë pranuar ofertë me vlerë 33 milionë euro plus një bonuse prej pesë milionësh në varësi të performancës.
Rudiger nuk mund ta përfundojë transferimin, pasi ai po merr pjesë në finalen e Kupës së Konfederatave midis Gjermanisë dhe Kilit, e cila do të luhet sonte në Rusi.
Roma tashmë ka shitur Mohamed Salah në Liverpul për 42 milionë euro plus bonuse tetë milion euro dhe sot Leandro Paredes zyrtarisht u bashkua me Zenitin për 23 milionë euro plus katër milionë euro tjera bonuse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail