Mesi mbetet në Barcelonë deri në vitin 2021

Barcelonë, 5 korrik 2017 (MKIA) - Futbollisti argjentinas, Lionel Mesi e vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021, kumtoi klubi nga "Kamp Nou". Zyrtarisht kontrata e re do të nënshkruhet kur Mesi do të kthehet nga pushimi.
Klauzola blerëse për ndërprerje të parakohshme të marrëveshjes do të jetë 300 milionë euro, përderisa paga vjetore e argjentinasit zyrtarisht nuk është kumtuar, por pritet ai të jetë futbollisti më i paguar në historinë e klubit katalonas me rreth 30 milionë euro pagë vjetore, plus bonuse.
"Klubi është i lumtur për arsye se Mesi e vazhdoi kontratën. Ai është lojtari ynë më i mirë në histori, tërë karrierën e kaloi në Barcelonë dhe është meritor për sukseset e mëdha që i arritëm prej kur është lojtar i ynë", kumtuan katalonasit.
Mesi është në Barcelonë prej vitit 2004. Ka fituar një numër të madh të trofeve, ka thyer shumë rekorde të klubit dhe rekorde në Primera.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail