Manchester United për katër vjet ka shpenzuar plot 733 milionë euro

Manchester, 10 korrik 2017 (MIA) - Manchester United ka bërë shpenzime të shfrenuara në merkatot gjatë katër viteve të fundit.
Që nga viti 2013, kur Alex Ferguson u largua nga stoli i "djajve të kuq" e deri tani, klubi anglez ka nxjerrë nga arkat e tij për blerjen e futbollistëve plot 733 milionë euro.
Asnjë klub tjetër në Evropë, siç transmeton Top-Channel, nuk ka shpenzuar kaq shumë sa Manchester United në këtë periudhë kohore. Klubi që i afrohet më shumë në këtë pikë është Manchester City, me 721 milionë euro të shpenzuara, ndërkohë që edhe më larg është Chelsea, në vendin e tretë me 491 milionë. Pas londinezëve janë të pozicionuar Juventusi e Paris Saint Germain.
Futbollistët që i kanë kushtuar më shumë skuadrës së Manchester United janë Pogba, me 105 milionë euro, Lukaku me 85 milionë, Di Maria 75 milionë, si dhe Martial me 60 milionë, blerje këto që janë bërë në pesë periudha të ndryshme të merkatos.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail