Bardhi në derbin për Levantes shënoi gol

Shkup, 21 korrik 2017 (MIA) - Futbollisti i ri i Maqedonisë Enis Bardhi ka shënuar me gol me fanellën e Levantes, është "një ëndërr" që e kërkon çdo futbollist, duke shënuar në miqësoren që skuadra e tij e re e zhvilloi ndaj skuadrës së La Nusia.
Spanjollët shënuan fitore 5:0, ndërsa Enis Bardhi, realizoi golin e katërt.
Bardhi u prezantua në mënyrë të shkëlqyer, talenti 22-vjeçar në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, atëherë kur Levante bëri diferencën e madhe, duke realizuar plotë katër gola.
Pjesa e parë ishte mbyllur me rezultatin minimal pas atij goli të shënuar nga ana e Tonjo, derisa në pjesën e dytë për skuadrën nga Valencia, përveç Bardhit i cili shënoi në minutën e 71-të, realizuan edhe Ruben Garsia dhe Aleks Alegria, i cili realizoi dy gola.
Menjëherë pas shënimit trajneri e tërhoq Bardhin nga loja, por përshtypja e parë është e shkëlqyer, ndërsa pritet që Bardhi të luaj edhe më mirë sa të adaptohet në mjedisin e ri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail