Super Kupa - fakte

- Real Madrid për të gjashtë herë do të marrë pjesë në Super Kupën. Deri më tani ka tre fitore dhe dy humbje.
- Mançester Junajted në Super Kupën ka një fitore dhe dy humbje.
- Fituesit nga Liga e kampionëve kanë fituar në 22 nga 41 ndeshjet paraprake nga Super Kupa.
- Mançester Junajted ka marrë pjesë deri më tani tre herë në Super Kupën dhe ka fituar një herë - në nëntor të vitit 1991 kundër Crvena Xvezdës. Prej atëherë ky klub dy herë është mposhtur - 1:0 nga Lacio në vitin 1999 dhe 2:1 kundër Zenit Shën Peterburg në vitin 2008.
- Real Madrid ka fituar në tre raste. Klubi spanjoll ka fituar në vitin 2002 kundër Feenord (3:1), Sevilja 2:0 në Kardif 2014 dhe 3;2 kundër Trondhajm vitin e kaluar. Kanë humbur dy herë - nga Çelsi në vitin 1998 1:0 dhe humbje prej 2:1 dhe nga Galatasaraj në vitin 2000.
- Dy klubet kanë luajtur më 24 korrik në kuadër të turnesë amerikane. rezultati ishte 1:1. Junajted fitoi në penalti. Paraprakisht, Real Madrid në Old Traford e fitoi Mançesterin me 2:1. Trajner i Real Madridit atëherë ishte Zhoze Murinjo.
- Mançester Junajted nuk ka humbje në 11 ndeshjet evropiane.
- Klubi i fundit anglez që e fitoi Super Kupën është Liverpuli në vitin 2005.
- Referi i përgjithshëm i ndeshjes Xhanluka Roçi (43) do të gjykojë katër ndeshje të Mançesterit dhe të parën pas humbjes prej 2:0 në Ligën e Kampionëve nga Olimpijakos në vitin 2014. Referei i listën e FIFA-s është nga viti 2008.
- Deri më tani janë organizuar 41 ndeshje nga Super Kupa. Nga viti 2013, ndeshjet finale mbahen në qytete të ndryshme evropiane - Pragë në vitin 2013, Kardif në vitin 2014, Tbilisi në vitin 2015, Trondhajm në vitin 2016 dhe Shkup 2017.
- Duke e përfshirë edhe vitin 2017, Spanja ka numër rekord të ekipeve të cilat kanë marrë pjesë në Super Kupën - 25 (Barcelona 9, Real Madridi 6, Sevilja 5, Valencia 2, Atletiko Madridi 2, Real Saragosa 1). Ekipet angleze - 16 (Liverpul 5, Mançester Junajted 4, Çelsi 3, Notingem forest 2, Arsenal 1, Aston vila 1), tre më shumë nga Italia (Milan 7, Juventus 2, Inter 1, Parma 1, Lacio 1, Sampdoria 1).
- Ekipet spanjolle mbajnë rekod me numrin më të madh të fitoreve - 13 (Barcelona 5, Real Madrid 3, Valencia 2, Atletiko 2, Sevilja 1), katër më shumë se Italia dhe gjashtë më shumë se Anglia.
- Barcelona me fitoren në vitin 2015 është në nivelin e njëjtë me Milanin pas pesë fitoresh. Liverpuli dhe Real Madridi (tre) janë në pozitën e dytë/të tretë.
- Gjashtë ndeshje finale janë vendosur në vazhdim.
- Në vitin 2013 ndeshja për herë të parë ka përfunduar me penalti (Baerni e fitoi Çelsean me 5-4 në penalti. Në 90 minutat e rregullta ishte 2-2 në Pragë).
- Më shumë gola ka shënuar Barcelona në fitoren në vitin 2015 kundër Seviljes (5-4). Atletiko në vitin 2012 e fitoi Çelsean me 4-1, Liverpuli (2001,2005), Real Madrid (2002,2016), Sevilja (2006) dhe Milani (2007) i kanë shënuar nga tre gola në Super kupë.
- Në finale katër ndeshje kanë përfunduar me rezultat 1-0.
- Deri më tani nuk ka ndodhur në finalen e Super kupës të mos ketë gola
- Goli i cili është arritur më shpejtë ka qenë në vitin 2015 kur Ever Banega ka shënuar gol për Seviljen në minutën e tretë kundër Barcelonës.
- Oleg Blohinj (Dinamo Kiev), Radamel Fallkao (2012 Atletiko kundër Çelseas dhe Teri Mekdermot (1977, Liverpuli kundër Hamburgut), Lionel Mesi (Barcelona), Gerd Miler (Baern Minhen), Rob Rensebrink (Anderleht), Fransoa Van der Elst (Anderleht) janë lojtarë të cilët i kanë shënuar tre gola në Super kupë.
- Autogoli i vetëm është shënuar në finalen e vitit 1998 (Feenord kundër Real Madridit. Autogolin e shënoi Patrik Pauve nga Feenord)
- Kartonin e vetëm të kuq e ka marrë Poll Skols kundër Zenitit në vitin 2008.
- Deri më tani janë anuluar tre ndeshje të Super kupës - në vitin 1974 për shkak të problemit politik Baerni nga RF e Gjermanisë nuk luajti kundër Magdeburg nga RD e Gjermanisë... Në vitin 1981 Liverpuli dhe Dinamo Tbilisi nuk u dakorduan për datën e ndeshjes... Pas tragjedisë në stadiumin Hejsel në vitin 1985, Juventusi dhe Evertoni nuk luajtën në Superkupë në vitin 1985.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail