Çmimet e biletave për Vardarin - Fenerbahçen pothuajse të njëjta si për Super kupën

Shkup, 8 gusht 2017 (MIA) - Prej nesër fillon shitja e biletave për ndeshjen e plejofit për Ligën e Evropës mes Vardarit dhe Fenerbahçes.
Kampioni i Maqedonisë Vardari i publikoi çmimet e biletave, të cilat pothuajse janë të njëjta edhe për Super kupën mes Real Madridit dhe Mançester Junajtedit.
Kështu bileta më e lirë për lojën Vardar - Fenerbahçe do të kushtojë 2.000 denarë për tribunën lindore dhe perëndimore gjegjësisht 2.500 për blloqet 1,6,13 dhe 19 dhe më e shtrenjta me çmim prej 3.000 denarë për tibunën jugore dhe veriore.
Për shkak interesit të madh dhe për shkaqe sigurie, tribuna jugore e "Telekom Arena" do të rezervohet për tifozët e Fenerbahçes. Tifozët e Vardarit dhe shikuesit neutral mund të blejnë bileta vetëm për tibunën perëndimore dhe veriore të stadiumit .
Ndeshja mes Vardarit dhe Fenerbahçes në Shkup do të luhet më 17 gusht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail