Maqedonia në vendin e 135-të në rang listën më të re të FIFA-s

Shkup, 10 gusht 2017 (MIA) - Shtëpia e Futbollit Botëror FIFA sot ka bërë renditjen më të re për skuadrat përfaqësuese. Përfaqësuesja e Futbollit të Maqedonisë ka pësuar rënie në ranglistën e FIFA-s prej 1 pozite dhe tanimë renditet e 135-ta, ndërsa para saj renditen vende të cilët nuk kanë traditë futbolli si Tajlanda, Vietnami, Liberia, Burundi dhe Andora.
Më mirë nuk ka kaluar edhe përfaqësuesja e Kosovës pasi ka pësuar rënie për 3 pozita dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 180-të kjo për shkak se përfaqësueset e zonës së Azisë por edhe ato të Oqeanisë apo Amerikës Qendrore kanë patur impenjime duke ndikuar në lëvizjen e Kosovës në renditje. Në anën tjetër Kombëtarja Shqiptare vazhdon të mbajë vendin e 63-të.
Në fakt renditja e FIFA-s për muajin gusht nuk kishte ndryshime të mëdha sa i takon "Kuqezinjve" por edhe të përfaqësuesve të tjera në përgjithësi.
Në renditjen e përgjithshme rikthehet në krye Brazili, që rimerr vendin e parë duke zbritur Gjermaninë në të dytin, ndërsa me një pozitë është ngjitur Zvicra që renditet e katërta dhe Polonia që është ngjitur e 5-ta, ndërkaq Portugalia ka humbur dy vende.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail