Real Madridi fitoi bindshëm finalen e parë, kundër rivalit të përjetshëm Barcelonës

Barcelonë, 14 gusht 2017 (MIA) - Real Madridi është shumë afër trofeut të radhës, Superkupës së Spanjës. Kampioni në fuqi i Evropës dhe i Spanjës, Real Madridi triumfoi me rezultat 3:1 ndaj rivalit më të madh e të përjetshëm Barcelonës, në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, e cila u luajt në një atmosferë fantastike në Camp Nou, transmeton Bota Sot.
Në minutën e 50-të, futbollisti Gerard Pique duke dashur ta largojë topin realizoi autogol dhe 0:1 për Real Madridin. Pa kaluar katër minuta, “Los Blancos” kishin mundësinë të shënonin një tjetër gol, me atë të Dani Carvajal, por Jordi Alba largoi topin nga vija e portës. Në minutën e 74-të, Barcelona shumë afër barazimit, por Sergio Busquets nga afërsia humb një rast që nuk humbet, duke gjuajtur mbi portë.
Në minutën e 75-të, Messi pati rast ideal, por nuk ia doli. Pas një minute Luis Suarez u pengua nga portieri Navas dhe gjyqtari akordoi penallti. Në minutën e 77-të, Messi me mjeshtri gjuajti nga penallti, Navas në anën e majtë e topi në të djathtën, 1:1. Nuk zgjati gëzimi shumë dhe madrilenët sërish kaluan në epërsi. Kush tjetër, Cristiano Ronaldo futbollisti më i mirë në botë, i cili me mjeshtrin e tij, nga rreth 14-15 shënoi në pjesën e epërme te majtë të portës së Barcelonës, 1:2 në minutën e 80-të. Mbi të gjitha, ka qenë lojë e hapur e me raste shënimi qoftë nga njëra palë dhe skuadra tjetër.
Barcelona gjithnjë orvatej me aksione të shpejta, duke kërcënuar portën e Realit. Në minutën e 82-të, Ronaldo u ndëshkua me karton e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja për shkak të një simulimit në 16-shin e Barcelonës. Ronaldo ishte aktivizuar në lojë në minutën e 60-të në vend të Karim Benzemas. Reali edhe pse me një lojtar me pak, thelloi fitoren në 1:3 duke iu falëndëruar Marco Asensios, i cili nga rreth 14-15 metra me gjuajtje të jashtëzakonshme në pjesën e epërme të anës së djathtë të portës, 1:3, duke ngrirë buzëqeshjen e tifozëve të Barcelonës. Finalja e kthimit luhet pas një jave dhe Reali është shumë afër suksesit të madh pas trofeut të Superkupës së Evropës, kur e mundi me 2:1 Manchester Utd.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail