Shkëndija kthehet në Tetovë me humbje të thellë 6-0

Milano, 18 gusht 2017 (MIA) - Shpresat e Shkëndijës për të surprizuar Milanin në play off-in e Europa League u shuan që në ndeshjen e parë, duke u mposhtur me rezultatin 6-0 në San Siro.
Skuadra nga Tetova u detyrua të shkojë në pushim me disavantazhin e 3 golave ndaj ekipit italian në një ndeshje ku favoriti nuk diskutohej, por miqtë shpresonin të linin shenjë.
Pjesa e dytë ka qenë një kopje e fraksionit të parë, ku kuqezinjtë italianë kanë dominuar me lojë duke shënuar sërish 3 gola edhe në 45 minutat e dyta.
Pavarësisht mijëra shqiptarëve në stadium që udhëtuan për të parë përballjen historike mes dy ekipeve me simbolet kuqezi, loja foli tërësisht për ekipin e Montelës.
Andre' Silva dhe Montolivo ishin autorët e 4 prej gjashtë golave të sfidës, ndërsa dy të tjerët u shënuan nga Borini dhe Antonelli.
Abdurrahimi dhe Hasani tentuan të ndryshojnë diçka, por futbollistët e Shkëndijës u sfumuan para portës së Donarumës.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave me 24 gusht në Shkup në stadiumin "Telekom Arena", por shumë pak shanse ka Shkëndija që të shpresojë në mrekullinë për të përmbysur rezultatin e lartë nga ndeshja e parë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail