Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Milano, 18 gusht 2017 (MIA) - Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani.
Siç transmeton Telegrafi, numri një i stolit kuq e zi, ka deklaruar pas ndeshjes se skuadra e tij ka bërë gabime në mbrojtje.
Sipas tij në ndeshjen e radhës skuadra do të ndryshojë pasi Shkëndija mundohet të bëjë prezantim dinjitoz.
"Kemi bërë gabime në mbrojtje. Milani si me përvojë pati mundësi t’i shfrytëzojë këto gabime dhe doli ky rezultat. Përveç gabimeve në mbrojtje, psikologjia e lojtarëve ishte e dobët. Atmosfera e lojës ndoshta ka krijuar frikë. Në Shkup do të mbrohemi që të prezantohemi më mirë. Shkëndija mundohet për prezantim dinjitoz. Do të ndryshojmë për lojën e ardhshme. Këto ditë do të shohim ndryshimet"., deklaroi Osmani.
Ndeshja e kthimit Shkëndija-Milan do të luhet më 24 gusht në Shkup.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail