Fitore të Realit dhe Barcelonës në fillimin e sezonit të Primera

Barcelonë, 21 gusht 2017 (MIA) - Real Madrid ka arritur një fitore të thjeshtë në transfertë ndaj Deportivo la Coruna, duke e nisur kështu me 3 pikë mbrojtjen e titullit kampion në Spanjë.
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane fitoi 0-3 duke dominuar takimin, ndërsa golat u shënuan nga Bale (20’), Casemiro (27’) dhe Kroos (62’).
Në fundin e ndeshjes, Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që të humbasë ndeshjen ndaj Valencias, që do të luhet të dielën (22:15).
Ndërkohë, Barcelona ka arritur të mposhtë pa probleme Real Betisin dhe të nisë mbarë sezonin e ri të Primera Division.
Me largimin e Neymar dhe Suarez të dëmtuar, Lionel Messi pati Deulofeu dhe Alcacer si partnerë në sulm.
Gjithsesi katalanasit dominuan takimin dhe arritën të shënojnë dy herë brenda tre minutave, në të 36-ën autogol dhe në të 39-ën me Sergi Roberto.
Kjo ishte nëj fitore mjaft e rëndësishme për Barcelonën, e cila u godit nga largimi i Neymar dhe humbjet e hidhura në Superkupë, ndaj Real Madridit.
Vlen të përmendet që futbollistët e Barcelonës nuk patën të stampuara emrat e tyre në bluzat më të cilat luajtën sonte, por thjesht "Barcelona", në homazh të viktimave të sulmit terrorist të ndodhur në këtë qytet, transmeton TCH.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail