Klubi i Futsalit "Shkupi" në Ligën e Kampionëve evropianë në Linz të Austrisë

Shkup, 21 gusht 2017 (MIA) - Klubi i Futsalit "Shkupi" udhëton për në Ligën e Kampionëve Evropian në Linz të Austrisë.
Sukseset e klubeve sportive kombëtare kohëve të fundit po shënojnë ngritjen më të madhe profesionale dhe promovimin e vlerave tona sportive.
"Dëshmi e qartë e përkushtimit dhe profesionalizimit për të arritur piadestalin e suksesit është pikërisht puna e Klubit të Futsalit 'Shkupi', thuhet në kumtesë.
Pas shpalljes kampion shtetëror në futsal, klubi i mirënjohur do të udhëtojë sot në Linz të Austrisë ku do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve Evropian.
Për t'i përgëzuar për sukseset e deritanishme dhe për t’ju uruar fat e përfaqësim dinjitoz në turneun prestigjioz ndërkombëtar, futbollistët dhe kryesia e Klubit të Futsalit "Shkupi" u mirëpritën nga kreu i Komunës së Çairit Izet Mexhiti në prezencë edhe të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Visar Ganiu.
"Me përkushtim maksimal e mbështes punën e klubeve sportive pasi që është obligim moral investimi dhe stimulimi i kreativitetit rinor dhe sportiv për promovim ndërkombëtar. Rruga e suksesit është e mundimshme, kërkon sakrificë e përkushtim. Me punën tuaj profesionale ju arritët të bëheni krenaria jonë duke u shpallur kampion shtetëror, kurse tani ju urojmë suksese dhe përfaqësim dinjitoz edhe në arenën ndërkombëtare. Afirmimi i vlerave tona sportive në mbarë botën mbetet prioritet dhe falë pasionit tuaj për futbollin jam i sigurt se do të ketë vazhdimësinë e duhur", theksoi ndër tjerash kreu i Komunës së Çairit.
Zëvendës ministri Ganiu, duke e pasur parasysh përvojën e tij profesionale si trajner inkurajoi futbollistët që të kenë qetësinë e duhur para çdo ndeshje, larg çdo presioni dhe të kujtojnë se ata janë veçmë në majën e futbollit pasi vet pjesëmarrja në një kompeticion të përmasave kaq të mëdha flet për pasionin, vetëbesimin dhe harmoninë sportive që ky grup ka krijuar e pikërisht këto janë cilësitë që të ngrisin në majën e suksesit.
Futbollistët dhe Kryesia e klubit të futsalit "Shkupi" në krye me kryetarin e klubit dhe Drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Besim Koka falënderoi kreun e Komunës së Çairit për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e pamohueshëm në sukseset e arritura duke shpresuar në vazhdimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit për fitore të reja në vend dhe në arenën ndërkombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail