Shkëndia me rezultat bindës e fitoi Shkupin

Shkup, 21 gusht 2017 (MIA) - Me ndeshjen, e cila u luajt pasdite në stadiumin e Çairit në Shkup midis Shkupit dhe Shkëndijës, u kompletua xhiroja e 2-të në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë.
Dueli, i cili u luajt sot në kërkesë të tetovarëve për shkak të pjesëmarrjes në Ligën e Evropës, përfundoi me fitoren e Shkëndijës me rezultatin 3:0. Golat për ekipin nga Tetova i shënuan Armend Alimi (në minutën e 49-të), Besart Ibraimi (62) dhe Marjan Radeski (79).
Në ndeshjet, të cilat u luajtën gjatë fundjavës së kaluar u arritën këto rezultate: Renova - Sileks 0:3, Akademia Pandev - Skopje 2:0, Pelister - Rabotniçki 1:1 dhe Vardar - Pobeda 4:0.
Tabela: Shkëndia 6 pikë, Sileksi 6, Akademia Pandev 4, Pelisteri 4, Vardari 3, Rabotniçki 2, Shkupi 1, Renova 1, Skopje 0 dhe Pobeda 0.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail