Skënderbeu kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League

Tiranë, 25 gusht 2017 (MIA) - Skënderbeu nga Korça ka shënuar një tjetër sukses në historinë e klubit, pasi sonte ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa Ligës, pasi që në ndeshjen e kthimit kundër Dinamo Zagreb ka luajtur baras 0:0.
Ndeshja e parë në Zagreb përfundoi me rezultat 1:1, dhe duke iu falënderuar golit të shënuar si mysafir, Skënderbeu do të jetë pjesë e fazës së ardhshme të garave.
Derisa pjesa e parë nuk ishte edhe aq shumë interesante, në 45 minutat e dytë ishin mysafirët ata që sulmuan më shumë drejt portës së vendëse, duke kërkuar vazhdimisht golin që do t’iu siguronte kualifikimin e mundshëm, por pa pasur sukses.
Vendësit në minutën 77 mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi që kamerunasi Nimaga u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke bërë që automatikisht të largohej nga fusha.
Në finish të takimit Fernandez i Dinamos rrezikoi portën e vendësve, por nuk arriti të shënojë. Dinamo pas 11 vjetësh për herë të parë mbetet jashtë fazës së grupeve në garat evropiane të futbollit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail