Maqedonia 32 pozicione më lart në rang listën e FIFA-s

Nion, 14 shtator 2017 (MIA) - Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë ka bërë kërcim prej 32 vendeve në rang listën të cilën sot e publikoi Asociacioni botëror i futbollit (FIFA).
Maqedonia tani ndodhet në vendin e 103-të dhe është një hap drejt kthimit në "njëqindëshen" më të mirë. Klasifikimi i përmirësuar në raport me renditjen e gushtit, ka të bëjë me fitoren mbi Izraelin dhe barazimin me Shqipërinë në raundin e shtatë dhe të tetë nga Kualifikimet mundiale.
Nga kundërshtarët në grupin kualifikues të "kuqe-verdhëve" më mirë qëndron Spanja (vendi i 11-të), pastaj pason Italia e cila është në vendin e 17-të, Shqipëria në vendin e 66-të, Izraeli është në vendin e 82-të, ndërsa më i dobët është Lihtenshtajni, i cili ndodhet në pozicionin e 187-të.
Ndryshime ka edhe në krye. Lider i ri është Gjermania, i dyti Brazili, ndërsa i treti Portugalia. Në Top 10 fuqitë botërore të futbollit janë: Argjentina, Belgjika, Polonia, Zvicra, Franca, Kili dhe Kolumbia.
Renditjen e ardhshme FIFA do ta kryejë më 16 tetor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail