Shkup, 16 shtator 2017 (MIA) - Ka qenë Max Verstappen ai që ka realizuar kohën më të shpejtë në provat e treta të lira për Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1, sot në cirkuitin e Marina Bay.
Piloti holandez i Red Bull ka realizuar kohën ’41″829, duke dalë para gjermanit Sebastian Vettel (Ferrari) dhe britanikut Lewis Hamilton (Mercedes), transmeton ATSH.
McLaren ka qenë në vendin e 4-t me Fernando Alonso.
Vetëm vendi i 9-të për Ferrarin me Kimi Raikkonen.