Liga e Kampionëve: Chelsea me fitore ndaj Atletico Madrid

Madrid, 28 shtator 2017 (MIA) - Në sezonin e ri të Ligës së kampionëve ekipi i Chelseas ka arritur ta fitojë Atletico Madridin me rezultat 2-1 në stadiumin "Wanda Metropolitano".
Derisa Atletico Madrid realizoi gol në 45 minutëshin e parë, Chelsea shënoi dy sosh në atë të dytin.
Ishte Antonie Griezmann ai që çoi në epërsi ekipin vendas ndërsa në pjesën e dytë të lojës për ekipin kundërshtar rezultatin e barazoi Alvaro Morata në minutën e 60-të.
Më pas deri në minutat shtesë nuk pati gola, por Michy Batshuayi me golin e shënuar në minutat shtesë, i dha fitoren Chelseas.
Paris Sent Germain me fitore bindëse prej 3:0 e fitoi Bayern Munichun mbrëmë në "Parkun e Princave" në Paris.
Fitore bindëse patën edhe ekipet e Baselit, Manchester United dhe Seltic, Juventus në mënyrë rutinore i fitoi pikët, ndërsa fitore minimale shënuan Roma dhe Barcelona.
Rezultatet:
Grupi А: Basel – Benfica 5:0, CSKA Moska – Manchester United 1:4
Grupi B: Anderlecht – Celtic 0:3, PSG – Bayern Munhen 3:0
Grupi C: Atletico Madrid – Chelsea 1:2, Karabagh – Roma 1:2
Grupi D: Juventus – Olympiacos 2:0, Sporting Lisbon – Barcelona 0:1.
Pas dy raundesh liderë në grupet me nga gjashtë pikë maksimale janë United, PSG, Chelsea dhe Barcelona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail