Muller: Fajet nuk i kishte Ancelotti, por ne lojtarët

Munih, 14 tetor 2017 (MIA) - Sulmuesi bavarez Thomas Muller ka folur rreth shkarkimit të trajnerit italian, Carlo Ancelotti, i cili është larguar prej drejtimit të Bayern Munichut pas disa ndeshjeve të dobëta, që ka bërë që bavarezët të jenë pesë pikë pas Borussia Dortmundit.
Sulmuesi gjerman mendon se strategu nuk kishte faj në paraqitjet e dobëta të Bayernit, por lojtarët e kampionit të Bundesligas.
“Pjesa më e madhe e kësaj situate problematike kanë qenë vetë lojtarët e skuadrës, të cilët hyjnë në fushë dhe nuk japin atë çka kërkojnë tifozët tanë. Duhet të bëhemi realistë mbi këtë çështje dhe jo të mendojmë se fajtori ishte Ancelotti”, tha Muller për mediat gjermane.
Me largimin e italianit, në drejtimin e skuadrës është rikthyer pas katër vitesh, legjenda gjermane, Jupp Heynckes, me të cilin kampionët gjermanë kanë shënuar tripletën në vitin 2013.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail