Sari: Do të luajmë kundër ekipit më të mirë në Evropë

Mançester, 17 tetor 2017 (MIA) - Trajneri i Napolit, Mauricio Sari deklaroi se futbollistët e tij sonte do të kenë duel me ekipin më të mirë evropian.
Ekipi italian është mysafir tek Mançester Siti në derbin e grupit F të Ligës së Kampionëve.
Siti ndodhet në krye të tabelës në Premier ligë, ndërsa Napoli është lider në Serien A.
"Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Siti periudhën e fundit rivalëve ua ka dhënë të paktën nga pesë gola. Krahas sulmit efikas, luajnë fuqishëm edhe në mbrojtje. Shpesh luajnë persing dhe këtë e bëjnë me shumë lojtarë. Është e qartë se e kanë ekipin më të mirë në Evropë", tha trajneri i Napolit.
Sari shtoi se ekipi i tij që të përparojë duhet të luaj duele të tilla me kundërshtarë të fuqishëm.
Takimi Mançester Siti - Napoli zhvillohet sonte prej orës 20:45.
Në kuadër të Grupit E të Ligës së Kampionëve, njëri-tjetrin do ta sfidojnë Maribori dhe Liverpuli. Të dy skuadrat përballen për herë të parë mes vete, kurse Reds me një klub slloven janë takuar vetëm një herë (Kupa UEFA në sezonin 2003/04), kurse Maribori ndaj ekipeve angleze ka pesë humbje, një barazim dhe dy humbje.
Sonte në Ligën e Kampionëve do të takohen edhe liderët e Grupit H në Real Madridi dhe Totenhemi. Anglezët do të jenë mysafirë në "tempullin e kupave" Santiago Bernabeu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail