Italiani Vanoli pranon ofertën e Federatës së Kosovës

Prishtinë, 31 tetor 2017 (MIA) - Trajneri italian, Rodolfo Vanoli ka pranuar ofertën që i është bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës për të qenë trajner i kësaj skuadre pas largimit të Albert Bunjakit.
"Po, kam pasur kontakte me persona pranë Federatës së Kosovës, të cilët më kanë pyetur, nëse jam i gatshëm. Ju kam thënë "Po", por me disa kushte, pasi është një kombëtare e vogël dhe e gjitha për t’u ndërtuar nga e para", ka thënë ish trajneri i Udineses, Vanoli "TMW Radio" para mediave italiane.
Ai tha se do të donte që të niste një rrugëtim për ta ngritur futbollin kosovar në nivele të rëndësishme.
"Kosova është kombëtare e re dhe para së gjithash ka nevojë për një qendër teknike. Kam folur me Behramin për të kuptuar disa gjëra, nëse ai dhe të tjerë si Shaqiri, janë gati t’i japin një dorë kombit të tyre, janë të gjithë gati të ndihmojnë apo jo", ka thënë Vanoli.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail