Kroacia e fitoi Greqinë në ndeshjen e parë për barazhin për botëror (video)

Zagreb, 10 nëntor 2017 (MIA) - Kombëtarja e Kroacisë e ka mposhtur atë të Greqisë me rezultat bindës 4:1 në ndeshjen e parë të balotazhit për kualifikimin në Kupën e Botës "Rusia 2018".
Kroacia ka shfrytëzuar terrenin vendas për të fituar me rezultat të thellë ndaj Greqisë dhe për t’i afruar një hap kualifikimin për në Kupën e Botës.
Goli i parë i ndeshjes erdhi qysh në minutën e 13-të dhe ishte kapiteni Luka Modriq, i cili u tregua i saktë nga penalltia për epërsinë 1-0.
Pas pak u shënua edhe goli i dytë nga kroatët, të cilët në minutën e 19-të shënuan me anë të sulmuesit Nikola Kaliniq për 2:0.
Greqia arriti të kthehet në lojë në minutën e 30-të me golin e Sokratisit, por kroatët shënuan tre minuta më vonë me Ivan Perisiq, i cili dërgoi skuadrat në pushim me rezultat 3:0.
Në pjesën e dytë, Kroacia përmes sulmuesit Andrej Kramariq arriti të shënoj një gol tjetër për të siguruar fitoren e thellë.
Me këtë fitore, Kroacia i afrohet një hap më shumë kualifikimit, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në Greqi të hënën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail