Zvicra me avantazh minimal para ndeshjes kthyese në barazhin për Botërorin "Rusi 2018"

Belfast, 10 nëntor 2017 (MIA) - Kombëtarja e Zvicrës ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndeshjen e parë në udhëtim te Irlanda e Veriut dhe tani janë shumë afër kualifikimit.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për "Play-Off"-in që i dërgon skuadrat në Kupën e Botës, e cila do të mbahet në Rusi në vitin 2018.
Që nga fillimi i ndeshjes, zviceranët ishin më të mirë në fushë dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi.
Xherdan Shaqiri kishte rast të mirë në minutën e nëntë, por goditja e tij nuk ishte e saktë.
Siç transmeton Telegrafi, vetëm një minutë më vonë Blerim Xhemaili tentoi por rezultati mbeti i pandryshuar 0:0.
Kyle Lafferty tentoi për vendasit por në fund nuk ishte e saktë goditja e tij.
Me rezultatin e fillimit të ndeshjes 0:0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide. Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për zviceranët të cilët edhe arritën të shënonin gol.
Ishte minuta e 56-të kur Xherdan Shaqiri goditi në drejtim të portës por mbrojtësi vendas Evans e preku topin me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e 11 metërshit i saktë ishte mbrojtësi i majtë i Milanit, Ricardo Rodriguez që shënoi për 0-1.
Deri në fund mysafirët tentuan të shënonin golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.Për Zvicrën në këtë takim titullarë ishin tre futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili.
Ndërkohë Admir Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutat e fundit të ndeshjes.
Pas kësaj fitore Zvicra ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në Kampionatin Botëror "Rusia 2018".
Ndeshja kthyese do të jetë tri ditë më vonë në Basel të Zvicrës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail